Haradinaj: Isha në zyrën e Kurtit, por ai nuk ishte aty

26 shtator 2021 | 14:06

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se i është përgjigjur pozitivisht ftesës se kryeministrit Albin Kurti për takim, por nuk ka gjetur në zyrë kur ka shkuar të takohet.

Pavarësisht kësaj, Haradinaj ka thënë se për situatën në veri  qëndrimi i tij është i qartë dhe ai nuk ndryshon kurrë, pavarësisht nëse vjen kryeministri në takim apo jo!

“I jam përgjigjur kërkesës për takim me kryeministrin në orën 9 dhe unë në këtë orë isha në zyrën e tij, por ai nuk ishte aty!  Takimi do të duhej të ishte informativ për situatën e sigurisë në veri.  Qëndrimi im për situatën në veri është i qartë dhe ai nuk ndryshon kurrë, pavarësisht nëse vjen kryeministri në takim apo jo!  Kosova duhet të mbrohet edhe me jetë. Gjithmonë me mbrojtësit e Kosovës! Unë kam qenë dhe jam në Kosovë dhe për Kosovën në çdo kohë dhe situatë. Koordinimi me aleatët tanë duhet të jetë i përhershëm!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka sinjalizuar se po…