Haradinaj: Jam optimist që Kushtetuesja do t’i japë përkrahje dekretit për Hotin

27 maj 2020 | 21:43

Lideri i AAK-së dhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë që pret që Gjykata Kushtetuese do t’i japë përkrahje dekretit të presidentit, Hashim Thaçi, për mandatarin Avdullah Hoti.

Sipas Haradinajt, kjo do të ndodh pasi Vetëvendosjes i është dhënë mundësia për formimin e Qeverisë për të dytën herë dhe nuk e ka shfrytëzuar.

“Lëvizja Vetëvendosje ka qenë e qartë që pas mocionit të mos besimit ka kërkuar shkuarje në zgjedhje të reja dhe si e tillë nuk ka krijuar mundësi për të ofruar mandatar”.

“Për ne, është me rëndësi që Kosova të ketë Qeveri të votuar në Parlament, pra të plotfuqishme, e cila mund të marrë veprime dhe të hartojë ligje. Është me rëndësi që të kemi një ligj për emergjencën ekonomike, të pakos fiskale për ekonominë. Këtë vetëm Qeveria e re mund ta bëjë. Kemi plot punë që e presin vendin. Shpresoj të mos humbim kohë pas vendimit të Gjykatës”

“Jam optimist që Gjykata do t’i japë përkrahje dekretit për mandatarin Hoti. Kjo, duke pasë parasysh faktin që janë konsumuar procedurat për partinë e parë. Vetëvendosjes iu dha mundësia për të dytën herë, nuk e shfrytëzoi dhe kaluam te partia e dytë”, ka thënë në Haradinaj në “Rubikon” të “Klan Kosovës”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Premier Liga e Anglisë ka konfirmuar për katër raste të…