Haradinaj: Jemi duke intensifikuar punët në përmbushjen e obligimeve për agjendën evropiane

08 nëntor 2018 | 12:47

Kryeministri Ramush Haradinaj ka marrë pjesë sot në takimin e Këshillit Ministror për Integrim Evropian.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka bërë me dije se në këtë takim kanë diskutuar për pozitën e Kosovës përballë përmbushjes së kritereve që burojnë nga Agjenda e Reformës Evropiane (ERA)

“Në rrugëtimin tonë strategjik për integrim evropian po intensifikojmë punën në përmbushjen e obligimeve të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. Pas përmbylljes së fazës së parë të ERA-s, Kosova po kalon në etapën e dytë të kësaj agjende, duke u përafruar kështu me mekanizmat e Bashkimit Evropian. Nga akterët përgjegjës kërkova që ERA2 të jetë e saktë dhe me afate reale kohore në implementim. Dinamizimi i punës dhe thellimi i bashkëpunimit ndërinstitucionalë është në shërbim të përshpejtimit të rrugës sonë drejt Bashkimi Evropian”, ka shkruar kryeministri Haradinaj.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Ramush Haradinaj ka marrë pjesë sot në takimin e…