Haradinaj: Jemi mirënjohës të përhershëm ndaj NATO-s

04 qershor 2021 | 14:37

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se bashkëpunimi me NATO-n nisi në kohërat më të vështira për popullin e Kosovës, në mars të vitit 1999.

Kështu ka thënë Haradinaj pas takimit që zhvilloi sot me gjeneralmajor Franco Federici, ku ndër të tjera ka thënë se bashkëpunimi me NATO-n vazhdoi në të gjitha etapat e shtetformimit.

“Bashkëpunimi ynë me NATO-n nisi në kohërat më të vështira për popullin tonë, në mars të vitit 1999. Ata u vendosën në mbrojtje të popullit të Kosovës e vazhduan me misionin e tyre edhe pas çlirimit. Ky bashkëpunim, vazhdoi në të gjitha etapat e shtetformimit tonë, avancoi me raporte të ngushta mes institucioneve tona shtetërore dhe KFOR-it, e vlerë e re e këtij bashkëpunimi është Ushtria e Kosovës. Falënderova gjeneralmajor Franco Federici për kontributin e tij madhor në vendin tonë”.

“Jemi mirënjohës të përhershëm ndaj NATO-s, me respektin më të madh për familjet e të gjithë ushtarëve që kanë humbur jetën gjatë misionit në Kosovë. Po ashtu, jemi falënderues për secilin ushtar që vazhdon të shërbejë në Kosovë dhe i sigurojmë familjet se bijtë e bijat e tyre janë në shtëpinë e vet, sepse Kosova bashkëndjenë me NATO-n dhe aspiron që të jetë pjesë e saj”, ka deklaruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, është shpallur e…