Haradinaj jep detaje rreth operacionit që Kosova realizoi për kthimin qytetarëve nga Siria në Kosovë

24 prill 2019 | 22:00

Kryeministri Ramush Haradinaj ka dhënë detaje rreth operacionit që Kosova realizoi në kthimin e 110 qytetarëve nga Siria në Kosovë.

Haradinaj thotë se të gjithë u kthyen me vetëdëshirë në Kosovë dhe asnjë nga to nuk u kthye dhunshëm.

Kryeministri tregon se ka qenë i informuar për çdo detaj rreth kthimit të qytetarëve kosovarë nga Siria, mirëpo nuk ka dashur të deklarohet në media rreth kësaj.

“Deri në detaje kam qenë vetë i kyqur. Marrë çdo ditë raporte, por nuk kam dalë në media, ua kam lënë kompetentëve”, ka thënë Haradinaj në “T7”.

Ai falënderon ambasadorin amerikan dhe të gjithë ata që ndihmuan në kthimin e kosovarëve pasi e quan “të ndytë” luftën në Siri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lufta në Kosovë filloi nga fëmijët thotë Flora Brovina, aktiviste…