Brovina: Lufta filloi nga helmimi i fëmijëve

24 prill 2019 | 21:11

Lufta në Kosovë filloi nga fëmijët thotë Flora Brovina, aktiviste e të drejtave të njeriut, sot deputete e Kuvendit të Kosovës.

Brovina foli për përvojën e saj si mjeke në kohën e luftës.

“Nuk kam besuar kurrë se mund të ndodhë helmimi i fëmijëve. Lufta në Kosovë ka fillu me fëmijët, dikush e pengonte mjekun të mos punojë, dikush pacientin. Për mua nuk kishte ndonjë pengesë sepse doja ta gjeja të vërtetën. Më kujtohet në ambulancë, nganjëherë e merrja diagnozën dhe nuk e shkruaja saktë për observim dhe të vërtetën e futja në një letër në xhepin e mantelit sepse ato duhej t’i kisha diku tjetër përpos në kartelat mjekësore”, ka thënë ajo në një intervistë në “Rubikon” të “KTV”-së.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës (PK), ka njoftuar se sot në Pejë…