Konfiskohen shtatë kilogramë marihuanë në Pejë

24 prill 2019 | 21:00

Policia e Kosovës (PK), ka njoftuar se sot në Pejë ka arrestuar një person të cilit i është gjetur një sasi prej 7 kilogramësh marihuanë.

Sipas njoftimit, policia në vazhdën e hetimeve në lidhje me rastin “lëndim i lehtë trupor” kishte siguruar informacion se i dyshuari i këtij rasti dyshohet se posedon substanca narkotike.

“Pas kësaj informate, me urdhër nga gjyqtari, policia thotë se kishte kryer bastisjen në banesën e të dyshuarit nëmej dhe kishte gjetur e ka konfiskuar një sasi pre 7 kilogram e 101.6 gram, substancë narkotike e llojit marihuanë. Pas intervistimit i dyshuari me urdhër të prokurorit shtetit, është për 48 orë për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme”, thuhet në njoftimin Policisë së Kosovës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Socialdemokrate (PSD), Frashër Krasniqi, ka bërë të…