Haradinaj jep disa arsye se pse duhet të ndërtohet Autostrada e Dukagjinit

17 korrik 2019 | 13:24

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, ka komentuar sërish mbi çështjen aktuale kohëve të fundit që ka të bëjë me autostradën e Dukagjinit.

Haradinaj ka thënë se edhe Dukagjini meriton të trajtohet si krejt Kosova, duke renditur disa statistika që tregojnë të mirat e kësaj autostrade.

Statusi i plotë i Haradinajt:

Disa statistika të autostradës.
Lidhja e 5 komunave të Dukagjinit nënkupton rreth 624.000 banorë.
Në projektet e realizuara deri më tani, përkthye në lëvizje të automjeteve ka qenë
Në një regjion te caktuar që autostrada është në përfundim janë rreth 5000 automjete në 24 orë, ndërsa në autostradën e Dukagjinit, në muajt: qershor, korrik dhe gusht janë 20.000 automjete në 24 orë.
Për të gjithë skeptikët e këtij projekti kapital, duhet ta kuptojnë se nuk mund të ketë zhvillim ekonomik deri sa nuk ka infrastrukturë, për më tepër kur në regjionin e Dukagjinit janë Alpet Shqiptare, potenciali më i madh i Kosovës për turizëm 12 mujor.
Edhe Dukagjini e meriton të trajtohet si krejt Kosova.
Ju bëj thirrje Kryetarëve të Komunave dhe Deputetëve të Istogut, Pejës, Deçanit, Junikut, Gjakovës, Rahovecit, Prizrenit që ta ngrisin zërin.
DH

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania e Pastrimit “UNITETI”, ka marrë vendim që afati i…