Haradinaj i jep mbështetje Thaçit

13 dhjetor 2017 | 16:57

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar vendimin e presidentit të Kosovës , Hashim Thaçi, për themelimin e Ekipit përgatitor për Komisionin për të vërtetën dhe pajtimin.

Sipas tij ky është hapi i parë drejt zbardhjes të së vërtetës, që është po ashtu një hap përpara drejt pajtimit që mundëson të ecim përpara, për hir të brezave të tashëm dhe të ardhshëm.

Me anë të një deklarate kryeministri Haradinaj ka mbështetur pa hezitim themelimin e një institucioni të tillë, i cili do të shquajë sensin e drejtësisë për viktimat dhe njëherësh do të vlejë si udhëzues se si të mbrohet shoqëria nga mbjellja e urrejtjes që shpie rëndom në konflikte të hapura dhe fatkeqe për jetët e shumë njerëzve të pafajshëm.

“Pajtimi është vlera më e lartë njerëzore dhe virtyt i të gjithë atyre që plagët nuk i kanë mbyllur përgjithmonë. Sado i vështirë dhe i rëndë, pajtimi është hapi i duhur përpara që i hapë rrugën të tashmes për ta ndryshuar të nesërmen”, është thënë në deklaratën e Haradinajt.

Me këtë rast kryeministri Haradinaj, është zotuar se do ta ndihmojë Komisionin e themeluar nga presidenti Thaçi me të gjitha kapacitetet qeverisëse.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se marrëveshja në…