Haradinaj: Kam dëgjuar që ka përpjekje për të shkuar me një figurë unifikuese për kryetar të Kuvendit

03 maj 2025 | 10:03

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur përsëri sot në përpjekjen e 10-të për të finalizuar konstituimin e Kuvendit.

Para seancës, kreu i AAK-s, Haradinaj tha se ka dëgjuar që ka përpjekje për të shkuar me një figurë unifikuese për kryetar të Kuvendit.

“Sikurse edhe jeni në dijeni edhe sot do të mbahet seanca, rendi i ditës zgjedhja e kryetari. Shpresojmë të kemi një kandidat unifikues, që ta votojmë kryetarin unifikues. Kam dëgju disa mundësi, ndoshta nuk ka ardhë dita, por kam digju që ka përpjekje për një kandidaturë unfikuese”, tha Haradinaj, transmeton Klankosova.tv

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një qytetar në Gjakovë ka raportuar në polici se person-a…