Mbi 37 mijë banorë rezidentë e lëshuan Kosovën më 2024

18 qershor 2025 | 12:46

37 mijë banorë rezidentë e kanë lëshuar Kosovën gjatë 2024.

Kështu ka njoftuar Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), e cila ka theksuar se gjatë po të njëjtës periudhë emigruar në Kosovë mbi 9 mijë banorë.

“Sipas vlerësimit, gjatë vitit 2024, popullsia e Kosovës pati një rritje natyrore prej 10 888 banorësh. Vendbanimin (komunën) e tyre e ndërruan 21 513 banorë. Kurse, imigruan në Kosovë 9 038 banorë. Derisa emigruan 37 451 banorë”, ka njoftuar ASK-ja.

Sipas kësaj agjencie, bilanci i migrimit ndërkombëtar (migrimi neto) për vitin 2024 ishte 28 413 banorë.

Për pasojë, “popullsia rezidente e Kosovës në vitin 2024 është zvogëluar për 17 525 banorë”.

ASK-ja ka treguar se popullsia e vlerësuar e Kosovës për vitin 2023 ishte 1 milion e 603 mijë e 115, kurse për vitin 2024 ishte 1 milion e 585 mijë e 590 banorë rezidentë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Arabinë Saudite po rritet bindja se Franco Foda do…