Haradinaj: Kemi propozuar tre emra, kemi dhënë zgjidhje pa asnjë kusht

29 maj 2025 | 13:45

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka folur pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, duke thënë se subjekti i tij ka ofruar zgjidhje pa asnjë kusht për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, raporton Ekonomia Online.

Sipas Haradinajt, AAK-ja ka propozuar tre emra si kandidatë të mundshëm dhe ka qenë e gatshme t’i votojë ata pa kushte.

“Ne kemi dhënë zgjidhje pa asnjë kusht, kemi propozuar tre emra Saranda Bogujevcin, Shqipe Selimin ose Glauk Konjufcën. Nëse sot do të kishim një nga këta tre emra pa asnjë kërkesë, pa asnjë kusht, ne do t’i votonim. Për këtë erdhëm edhe realisht në seancë, se mos rastësisht ka ndonjë ndryshim. Sa i përket emrit të Limajt, nuk kemi marrë ndonjë qëndrim”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njohësi i rrethanave politike, Agon Maliqi, komentoi situatën e sotme…