Maliqi: Ky është një shtet që shpejt ka për t’u mbajtur me bujq, vitra dhe diasporë

29 maj 2025 | 13:44

Njohësi i rrethanave politike, Agon Maliqi, komentoi situatën e sotme me protestën e bizneseve.

Ai tha se edhe një krizë e sektorit privat / prodhuesve shenjë nuk i lë, duke theksuar se ky është një shtet që shpejt ka për t’u mbajtur me bujq, vitra dhe diasporë.

“600 milionë euro projekte të suspenduara të BE-së nga masat shtrënguese për shkak të qasjes në veri. Qindra miliona të tjera nga projektet e ndërprera të SHBA-së (të pandërlidhura me veprimet e qeverisë). Ritëm i ulët i investimeve publike nga paaftësia. As edhe një investim i madh strategjik i huaj për shkak se akoma nga vetë KM i vendit promovohesh si vend me potencial lufte, për shkak se nuk je as pjesë e tregut rajonal e lëre më vend i besueshëm me perspektivë për në NATO dhe BE. Çka është për marakli të mjerimit edhe një krizë e sektorit privat / prodhuesve? Shenjë nuk i lë. Ky është një shtet që shpejt ka për t’u mbajtur me bujq, vitra dhe diasporë. ‘Dinjitet!’, vazhdon të bërtasë Metropolitanka e Prishtinës, që prioritet e ka me e pa të poshtërum atë Milloradin në veri, a nuk e sheh se qysh bashkë me të po përmbytet edhe vetë prej sundimit të mediokritetit dhe provincializmit”, ka shkruar Maliqi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Tre ditë pas emërimit të tij zyrtar, drejtori i ri…