Haradinaj kërkon nga Qeveria Kurti  ta publikojë tekstin integral të marrëveshjes për targat

30 shtator 2021 | 16:20

Ish-kryeministri i Kosovës dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që ta publikojë tekstin integral të marrëveshje së arritur me Serbinë për targat.

Duke komentuar arritjen e kësaj marrëveshje, Haradinaj ka thënë se është i indinjuar me barazimin e Policisë së Kosovës me grupet kriminale në veri.

“Kërkojmë nga qeveria e Kosovës që menjëherë ta publikojë tekstin integral të marrëveshjes për targat. Nëse është e vërtetë se qeveria ka pranuar ta trajtojë ndryshe veriun nga pjesa tjetër e Kosovës, kjo për ne është krejtësisht e papranueshme dhe e dënueshme. Karakteri unitar i shtetit nuk mund të preket. Po ashtu, jemi të indinjuar me barazimin që i është bërë policisë speciale të Kosovës me grupet kriminale që kanë bllokuar rrugët në veri. Njëjtësimi i tërheqjes së grupeve kriminale me tërheqjen e njësive speciale të Policisë së  Kosovës është ofendim dhe goditje për sovranitetin e Kosovës!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Më tutje, Haradinaj ka thënë se pajtimi që KFOR-i ta marrë nën kontroll ruajtjen e  rendit në veri është kthim mbrapa dhe se do të ketë pasoja për shtetin  e Kosovës.

Po ashtu, pajtimi që KFOR të marrë nën kontroll ruajtjen e rendit në veri, kur kjo është kompetencë ekskluzive e organeve shtetërore të rendit e kur misioni i KFOR është ushtarak, është kthim prapa dhe koncesion ndaj Serbisë e me pasoja të rënda për Kosovën.  Kryeministri e ka për detyrë të sqarojë popullin për çdo detaj të kësaj marrëveshjeje dhe urgjentisht të raportojë në Kuvendin e Kosovës. Askush nuk ka mandat të nënshkruaj kurrfarë marrëveshjeje që mund të jetë në kundërshtim me sovranitetin e vendit!”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka…