Haradinaj kërkon nga Qeveria Kurti ta trajtojë Ligjin për pagat

07 prill 2021 | 13:33

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga Qeveria Kurti që ta riprocedojë Ligjin për pagat dhe të njëjtin me amendamente shtesë t’ia dërgojë Kuvendit.

Haradinaj në një konferencë për medie, ka thënë se gjatë qeverisjes së tij përmes Ligjit për pagat i ka dhënë status dinjitoz secilit zyrtar publik dhe se për këtë është punuar për 10 vjet.

“Kërkojmë nga Qeveria që ta rikthejë procesin në qeveri dhe ta amandamentojë aty, ku ka pasur vërejtje dhe ta kthejë në Kuvend për t’i dhënë përkrahje këtij ligji”.

“Qeveria është në ditët e para dhe t’ia kujtojmë disa sugjerime për disa tema shumë me rëndësi për jetën tonë. Nuk po bëjmë opozitarizëm, por po i ndihmojmë Kosovës”, është shprehur Haradinaj.

Kujtojmë se  Gjykata Kushtetuese e kishte rrezuar Ligjin për pagat, të cilin e pati cilësuar si antikushtetues.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Los Angeles Lakers u rikthyen te fitorja në NBA pasi…