Haradinaj kërkon unitet për bisedimet me Serbinë

30 korrik 2018 | 13:24

Kryeministri Ramush Haradinaj në fjalën e tij në Kuvend ka thënë se ky institucion është mirë të marrë përgjegjësi në raport me dialogun me Serbinë.

Haradinaj thënë se ky proces do duhej të përgatis një rezolutë që përmes saj ta autorizojë një delegacion të institucioneve, ku do të marrë pjesë edhe opozita, ekspertët, në mënyrë që të ecet tutje.

“Qeveria do ta përkrahë me seriozitetin më të madh këtë proces. Po ju lus si Parlament që ta merrni edhe ju përgjegjësinë e juaj, mos u fshiheni nëpër ‘bira të miut’”, ka thënë Haradinaj.

Ky reagim i Haradinaj ka ardhur pas deklaratave të deputetëve të LDK-së në raport me procesin e dialogut, dhe kundërshtimin që këtë proces mos ta drejtojë presidenti Hashim Thaçi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka ngushëlluar…