Haradinaj: Komandant Ilaz Kodra ishte ndër luftëtarët më të shquar të luftës çlirimtare
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar në 27-vjetorin e rënien komandatin Ilaz Kodra dhe 29 bashkëluftëtarët e tij.
Ai ka vlerësuar se Ilaz Kodra ishte nder luftëtarët më të shquar të luftës çlirimtare.
Haradinajt ka shkruar në “Facebook” se më 30 prill 1999, Kodra dhe bashkëluftëtarët e tij luftuan me trimëri kundër disa brigadave të ushtrisë pushtuese serbe.
“Dje i kujtuam me respekt dëshmorët Jakub Demaliaj e Bilall Mazrekaj, ndërsa sot përulemi me nderim para sakrificës heroike të komandantit Ilaz Kodra dhe 29 bashkëluftëtarëve të tij, në 27-vjetorin e përjetësisë. Komandant Ilaz Kodra ishte ndër luftëtarët më të shquar të luftës çlirimtare, frymëzim për bashkëluftëtarët në vijat e frontit. Me Ilaz Kodrën ishim bashkë në betejën e Qafë Mullarit, në ditën kur ra heroikisht Luani dhe u plagos Rafet Rama. Më 30 prill 1999, ai dhe bashkëluftëtarët e tij luftuan me trimëri kundër disa brigadave të ushtrisë pushtuese serbe, duke e kthyer rrjedhën e historisë në favor të lirisë së Kosovës.Lavdi e përjetshme komandant Ilaz Kodrës dhe të gjithë dëshmorëve të kombit”, ka shkruar Haradinaj.



