Haradinaj: Komunitetet, vlerë e përbashkët e jona

14 qershor 2019 | 11:12

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim përfaqësuesit e komunitetit egjiptian, të kryesuar nga zëvendësministrat Artan Berisha dhe Bashkim Krasniqi, me të cilët ka biseduar për mundësinë e rritjes e bashkëpunimit, pozitën e tyre në shoqëri dhe përfaqësimit në institucionet e vendit.

Haradinaj, ka thënë se minoritet janë vlerë e përbashkët e Kosovës.

“Me qëllim të rritjes së bashkëpunimit dhe përfaqësimit meritorë të të gjitha komuniteteve në vend, sot prita në takim përfaqësuesit e komunitetit egjiptian, të kryesuar nga zëvendësministrat Artan Berisha dhe Bashkim Krasniqi, me të cilët biseduam për mundësinë e rritjes së këtij bashkëpunimi, pozitën e tyre në shoqëri dhe përfaqësimit në institucionet e vendit. Duke respektuar secilin komunitet, si vlerë e jona e përbashkët, biseduam edhe për 24 qershorin, Ditën Nacionale të Komunitetit Egjiptian, ku përveç organizimit institucional të kësaj ngjarje, do të shihet edhe mundësia që kjo ditë, të njihet edhe si ditë nacionale e këtij komuniteti”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) të dielën, më 16 qershor…