Haradinaj konfirmon shkëputjen e kontratës së qirasë në objektin e selisë së AAK-së

18 mars 2024 | 16:48

Pas kërkesës nga ministri i Bujqësisë, Faton Peci, për shkëputje të kontratës së qirasë në objektin ku ndodhen zyrat a Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, edhe kreu i kësaj partie Ramush Haradinaj, ka konfirmuar për shkëputjen konsekuente të kësaj.

“Pas kërkesës së palës kontraktuese për shkëputjen e njëanshme të kontratës për shfrytëzimin me qira të hapësirave prej 569 m2, me çmim mujor prej 4 552 eurosh në muaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, njoftoj opinionin publik se edhe ne si palë kontraktuese konfirmojmë shkëputjen e kontratës nga cilësia e qiramarrësit në afatin e paraparë ligjor”, ka njoftuar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fitorja në Pamplona ndaj Osasunas i hap rrugën Real Madridit…