Haradinaj: Kosova do të ndërtojë një forcë të armatosur profesionale

13 shtator 2018 | 12:18

Kryeministri Ramush Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se Qeveria e Republikës së Kosovës, konform me përmbushjen e agjendës së saj, i ka miratuar sot tri ligjet që kanë të bëjnë me procesin e tranzicionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, si e drejtë kushtetuese e saj dhe si përgjigje nevojave të konsolidimit të brendshëm të shtetit.

“Kompletimi i mekanizmave të sigurisë është investimi më i madh i vendit tonë në të ardhmen e sigurt. Kosova do të ndërtojë një forcë të armatosur, profesionale, multietnike dhe gjithpërfshirëse, të rreshtuar me ushtritë e paqes, bazuar në standardet e NATO-s”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka theksuar se në këtë rrugëtim si institucione do të jenë shumë të kujdesshëm, që secili hap që ka të bëjë me ushtrinë e Kosovës të bëhet në pajtim me aleatët tanë strategjikë në NATO, posaçërisht me ShBA-në.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka miratuar sot Projektligjin për transformimin e…