Haradinaj: Kosova duhet të jetë e aftë për ta mbrojtur veten

20 gusht 2018 | 11:23

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar me Grupin punues për ridraftimin Strategjisë së sigurisë.

Ai ka thënë se kjo strategji është përgjigjja që institucionet e vendit duhet të kenë në çdo çast për sfidat e garantimit të jetës së qytetarëve dhe të sovranitetit të Kosovës.

“Strategjia e Sigurisë është përgjigjja që institucionet e vendit duhet të kenë në çdo çast për sfidat e garantimit të jetës së qytetarëve të Kosovës pa dallim dhe të sovranitetit dhe tërësisë tokësore të vendit si dhe rendit kushtetues. Sot me Grupin punues diskutuam për ridraftimin e Strategjisë së Sigurisë. Kosova duhet të jetë e aftë për ta mbrojtur veten në të gjitha dimensionet, si dhe paqen rajonale dhe më gjerë, përballë kërcënimeve potenciale”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ua ka uruar…