Haradinaj: Kosova është e hapur për investimet e huaja direkte

24 tetor 2018 | 07:57

Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur dje në takim një delegacion të investitorëve austriakë, me të cilët ka biseduar për mundësinë e bashkëpunimit në sektorin e energjisë efiçiente. 

“Me këtë, rast i informova për lehtësirat që po krijon Qeveria për favorizimin e të bërit biznes, mbrojtjen e kapitalit të huaj në Kosovë dhe përkrahjen e investitorëve. Si vend adekuat për investim, Kosova është e hapur për investimet e huaja direkte”, ka bërë me dije Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka thënë se Prishtina…