Haradinaj: Kosova është me fat që ka aleatë si Zvicra

01 gusht 2019 | 11:49

Me rastin e Ditës Nacionale të Zvicrës, kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj ka shprehur urimet më të përzemërta për këtë vend mik.

“Shteti zviceran ka qenë strehë e shumë shqiptarëve në kohë të vështira historike dhe sot me të drejtë vazhdon të jetë shtëpia e dytë e shumë bashkatdhetarëve tanë. Në rrugëtimin tonë si shtet, Zvicra e ka përkrahur fuqishëm Kosovën në të gjitha proceset shtetndërtuese, dhe ne jemi me fat që kemi aleatë të tillë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës. Agim Ademi ua…