Haradinaj: Kosova ka nevojë për unifikim të qëndrimeve

27 dhjetor 2018 | 12:14

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se është angazhuar që nga fillimi që të ketë dialog përmbajtjesor, transparent dhe në interes të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Ai në takimin e dytë të delegacionit shtetëror për dialogun Kosovë – Serbi, ku kanë marrë pjesë ambasadorët e vendeve të Quintit, ka thënë se ka angazhuar ekipin më të mirë dhe ekspertë të jashtëm që Kosovës t’i prezantojnë dokumentin bazë, apo librin më shumë kapituj për një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të obligueshme mes të Kosovës dhe Serbisë.

Në këtë kontekst, ai ka thënë se Kosova ka nevojë për unitet. “Kosova ka nevojë për unitet dhe unifikim të qëndrimeve të krejt spektrit politik në vend, me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje që është në përputhje të plotë me vullnetin politik të popullit të Kosovës, të shprehur me 17 shkurt 2008 nga Kuvendi i Republikës së Kosovë”, ka thënë Haradinaj.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Financave ka bërë ekzekutimin e pagave për sektorin…