Haradinaj pret në takim Robert Cooperin

19 shtator 2018 | 11:44

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim Robert Cooperin nga Këshilli Evropian për Marrëdhënie me Jashtë dhe ish-këshilltar i Catherine Ashton, me te cilin ka biseduar për proceset nëpër të cilat është duke kaluar vendi.

“Kosova është kontribuuese e madhe e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor, si dhe është e angazhuar për fqinjësi të mirë e bashkëpunim rajonal. Në takim me Robert Cooper, nga Këshilli Europian për Marrëdhënie me Jashtë dhe ish këshilltar i Catherine Ashton, këmbyem mendime për proceset nëpër të cilat po kalon vendi ynë dhe e njoftova për të arriturat e Qeverisë dhe përpjekjet tona për konsolidim të brendshëm. Agjenda euroatlantike mbetet prioritet shtetëror dhe Kosova palëkundur qëndron në këtë rrugëtim”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën “Beqir Musliu”…