Arrestohen dy persona në Gjilan për posedim të narkotikëve

19 shtator 2018 | 11:39

Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën “Beqir Musliu” në Gjilan ka arrestuar një person, ku pas kontrollit në veturën e tij është gjetur 1.4 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Po ashtu, policia ka arrestuar edhe një person tjetër në Gjilan pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një sasi prej 3.1 gram e substancave të dyshuara narkotike e llojit marihuanë.

“Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, është bërë me dije në njoftimin e policisë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
MUHARREM MIFTARI (Këndvështrim për librin poetik “Në fillim ishte drita”…