Haradinaj: Kosova ofron kushte të mira për investitorë të huaj

07 maj 2019 | 17:06

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur të martën në takim një grup biznesmenësh dhe investitorësh amerikanë nga fusha të ndryshme, në përbërje Bryan Ingram, Fred Ketcher dhe Bruce Stewart si dhe sipërmarrësit Rrustem Gecaj dhe Genc Meraku, me të cilët ka biseduar për mundësitë dhe ambientin e përshtatshëm që ofron Kosova për investitorët nga jashtë.

Kryeministri Haradinaj me këtë rast ka njoftuar Ingramin dhe delegacionin, për progresin e Kosovës në të gjitha fushat veçmas, për prioritetet e Qeverisë në zhvillim ekonomik, forcim të sundimit të rendit dhe të ligjit dhe fusha tjera me rëndësi për vendin.

“Kosova ofron mundësi të mira për investitorët potencial. Ka hartuar legjislacion i cili lehtëson dhe thjeshtëson procedurat e të bërit biznes. Kemi Ligjin për Investime Strategjike i cili është mjaft i favorshëm për bizneset vendore dhe veçmas ato të huaja”, ka thënë kryeministri Haradinaj, duke shtuar se Qeveria do të jetë partner dhe mbështetës i parezervë i bizneseve.

Haradinaj ka theksuar se Kosova është vend shumë i përshtatshëm për investime në sektorë të ndryshëm, pasi numri më i madh i popullatës janë të rinj dhe janë potencial për kompanitë dhe bizneset që kapitalin e tyre e investojnë në Kosovë.

Nga ana e tyre, investitorët amerikanë, shprehën gatishmërinë e tyre për investim në Kosovë në fusha dhe sektorë të ndryshëm, si në teknologji informatike, riciklimin e mbeturinave, në agrokulturë dhe fusha tjera me rëndësi për zhvillimin ekonomik të vendit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fazli Hoxha, këshilltar i ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale,…