Haradinaj: Kosova qëndron fuqishëm përkrah botës kundër terrorizmit

28 janar 2018 | 15:56

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se është i tronditur nga sulmi terrorist në Kabul të Afganistanit nga i cili kanë mbetur të vdekur mbi 100 persona.

Me këtë rast, Haradinaj ka thënë se Kosova qëndron fuqishëm përkrah botës në luftën kundër terrorizmit. “I tronditur nga sulmi terrorist në Kabul, që mori dhjetëra jetë të pafajshme dhe la qindra të plagosur. Lutjet e mia janë me të gjithë të prekurit nga ky sulm barbar. Kosova qëndron fuqishëm përkrah botës në luftën kundër terrorizmit”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reprezentuesin e Kosovës në futboll, Milot Rashica është duke u…