Haradinaj: Kryeministri Hoti e ka përkrahjen e plotë të AAK-së

08 dhjetor 2020 | 23:25

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë që kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, e ka përkrahjen e plotë të AAK-së.

“Deri në zgjedhjet e ardhshme, besoj që Hoti do të jetë kryeministër. Nuk ka ndonjë formulë tjetër, vetëm në rast se bjen kjo Qeveri. Edhe Hoti e ka përkrahjen e plotë të AAK-së, pa asnjë rezervë”, ka thënë Haradinaj në Rubikon në Klan Kosova.

“Të vetmen kritikë që e kemi pas ndaj tij me zë, ka qenë rreth çështjes së dialogut. Nuk do të ketë dialog në këto rrethana. Derisa të konsolidohet presidenca e re në SHBA, nuk shoh që do të ketë ndonjë zhvillim, as në Serbi nuk janë shumë të interesuar”.

Haradinaj ka theksuar që në të gjitha anët sipas tij, pothuajse në Ballkan ka turbulenca të rënda, sidomos pas pandemisë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtaret e mirënjohur Rijad dhe Mirhat Lecaj së fundi kanë…