Vëllezërit Lecaj sjellin dy projekte muzikore (Video)

08 dhjetor 2020 | 23:19

Këngëtaret e mirënjohur Rijad dhe Mirhat Lecaj së fundi kanë sjell dy projekte muzikore për adhuruesit e muzikës së tyre.

Këto dy projekte muzikore të vëllezërve Lecaj janë kushtuar vendlindjes së tyre pra behet fjalë për trevën e Opojës në komunën e Dragashit.

Rijad Lecaj në një prononcim për televizionin Opoja ka thënë se tekstet janë autoktone të trevës së Opojës veç se janë ripërtërirë nga ta për adhuruesit e muzikës së tyre. Këngët u realizuan në studion e Murat Shalës në Prizren ndërsa “Pro Media” është përkujdesur për videoklipin.

Xhirimet për këto dy projekte janë realizuar në bjeshkët e bukura të Sharrit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Leipzigu e ka siguruar kualifikimin pas fitores kundër Manchester United…