Njeriu që mendon pa leje

25 nëntor 2026 | 11:17

(Poetit Halil Matoshi me rastin e 65 vjetorit te lindjes)

Lulzim Tafa

Në vitin 1999 policëve u thanë
Të shkonin te një shtëpi
Për të kërkuar një person
Që mendon pa leje.

Shtëpia kishte një bibliotekë,
Të frikshme.

Librin e parë që e hapën,
Gjetën një poezi për lirinë.
Në raftin tjetër, libra filozofie.
Për dreq,
Asnjë nga autorët
Nuk ishte në listën e të kërkuarve të tyre,
Por të gjithë u dukeshin fajtorë.

Pastaj ata shënuan në raport:
“asgjë,
Përveç disa mendimeve të organizuara mirë,
Nuk u gjet.”
Por mendimi pa leje ishte
Më i rrezikshëm se çdo bombë.

Një ditë, ai doli nga burgu.
Të besatuar e pritën
Personazhet e librave të vet.

Thonë sot e asaj dite Halil Matoshi
Mendon pa leje.
Kush e di?
Ndoshta burgu e ka lënë me rrem.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Policia e Kosovës ka paralajmëruar qytetarët dhe institucionet për një…