Haradinaj kujton betejën e Baballoqit: Ishte mobilizim për mbarë rajonin e Dukagjinit

21 prill 2024 | 11:38

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar betejën e Baballoqit të Deçanit më 21 prill 1998, ku thotë se nisi një kapitull të ri të luftës çlirimtare.

“Kjo ditë përpos që nisi luftën frontale, ishte dhe datë mobilizimi për mbarë rajonin e Dukagjinit. Dy vjet para Betejës së Baballoqit, më 1996, Armend Daci, një student i dalluar nga Irzniqi, që ishte bashkuar në UÇK me Adrian Krasniqin dhe Edmond Hoxhën, do të binte në një atentat të organizuar nga forcat e pushtuesit në Prishtinë.  Në vitin 1999, në Viti të Marecit, do të binte heroikisht bashkë me shokët e plagosur, Afrim Vitia e Sokol Sopi, atdhetari i madh, luftëtari i dalluar Isa Kastrati. Emrin e tij do ta nderonte në beteja deri në çlirim, Brigada 172 e Zonës Operative të Karadakut. Përjetësisht mirënjohës për ata që jetën ia falën lirisë së Atdheut”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E veja e liderit të ndjerë opozitar rus, Aleksei Navalyn,…