Haradinaj kujton demonstratat e 11 marsit: Studentët mposhtën frikën për liri

11 mars 2026 | 15:09

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar demonstratat studentore të 11 marsit, duke vlerësuar guximin dhe vizionin e studentëve të asaj kohe.

Përmes një postimi në “Facebook”, Haradinaj ka theksuar se 11 marsi ishte demonstrata më e fuqishme, e cila më vonë do të masivizohej në një lëvizje të gjerë popullore.

“Sot kujtojmë guximin dhe vizionin, dhe nderojmë veprën e secilit student të Universiteti i Prishtinës, që 45 vjet më parë mposhtën frikën, duke i dhënë shpirt dhe drejtim kauzës sonë për liri. Mirënjohës përjetë!”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Petrol Company është zgjedhja më e mençur për ata që…