
Haradinaj kujton komandant Drinin
08 maj 2023
| 09:29
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar në 23-vjetorin e ndarjes nga jeta, njërin prej komandantëve më të shquar që pati Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Ekrem Rexha – Komandant Drini.
Haradinaj ka shkruar në “Facebook” se ai dha kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
“I afërt e i respektuar nga të gjithë, vrasja e tij ishte humbje e madhe për vendin, dhembje e madhe për familjen, bashkëluftëtarët dhe të gjithë ata që e njohën. Lavdi jetës dhe veprës së Komandant Drinit!”, ka shkruar Haradinaj.