Haradinaj kujton të rënët në masakrën e Bukoshit: Familje të tëra dhanë gjakun e tyre për lirinë e Kosovës
03 maj 2026
| 14:08
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 3 majin e vitit 1999, kur forcat serbe kishin ndalur kolonën e civilëve nga fshatrat Vraniq, Bukosh, Savrovë e Sopijë, të cilët po dëboheshin me dhunë drejt Shqipërisë.
Nga ta, 35 vëllezër dhe motra u ndanë me forcë dhe u masakruan në oborrin e shkollës së Bukoshit, pa kursyer as të miturit e as pleqtë.
Përmes një postimi në “Facebook”, Haradinaj ka shkruar se familje të tëra dhanë gjakun e tyre për lirinë e Kosovës.
“Kjo sakrificë na obligon që të mos ndalemi kurrë në kërkimin e drejtësisë dhe në ndëshkimin e atyre që urdhëruan e kryen krime kundër shqiptarëve”, ka shkruar Haradinaj.
ruar ai. /klankosova.tv



