
Haradinaj: Kurti është në koalicion me Listën Serbe
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti është në koalicion me Listën Serbe.
Ai i ka bërë thirrje Kurtit, “të mos fshihet sepse po hetohet se është në koalicion me Listën Serbe”.
Duke folur për dialogun, Haradinaj i ka kërkuar Kurtit që t’i bëjë presidentit të ShBA-së, Joe Biden, kërkesë për marrëveshjen finale Kosovë-Serbi.
“I bëj thirrje Kurtit të mos fshehet sepse po hetohet se është në koalicion me Listën Serbe. Pra, të mos frikësohet nga koalicioni me Listën Serbe, por t’i del përballë çështjes së marrëveshjes finale Kosovë-Serbi, që i bie t’i drejtohet presidentit të Amerikës me kërkesë për marrëveshjen finale. Kjo mënyrë e qasjes së Kurtit ndaj dialogut, duke provuar me na bind se ky nuk e implementon asociacionin, e në të njëjtën kohë implementon buxhet me Listën Serbe, pa Ligjin për pagat dhe pa buxhetimin e plotë projekteve të rëndësishme për vendin, nuk vlen. Pra, kryeministri Kurti duke u nxituar me votuar Ligjin për buxhetin, pa Ligjin për pagat e më ndihmën e Listës Serbe, ju siguroj se po i ndihmon agjendës së Serbisë”, ka thënë Haradinaj.