Ramosaj zbulon identitetin e të riut nga Deçani që humbni jetën tragjikisht
17 dhjetor 2021
| 14:03
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka zbuluar identitetin e të riut që vdiq tragjikisht mëngjesin e sotëm në fshatin Lloqan të kësaj komune.
Ai ka thënë se bëhet fjalë për Mentor Himaj. Me këtë rast, Ramosaj i ka shprehur ngushëllime familjes Himaj.
“I rëndë dhe pikëllues lajmi për ndarjen tragjike nga jeta, e të riut Mentor (Canë) Himaj nga fshati Lloqan, Komuna e Deçanit. Ngushëllime familjes Himaj, miqve dhe të gjithë qytetarëve të Deçanit!”, ka shkruar Ramosaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
Siç është raportuar në medie i riu nga Deçani është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij të djegur.



