Haradinaj: Kurti po e shtyn një autonomi për veriun
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se kryeministri Albin Kurti është duke bërë veprime anti-kombëtare e anti-shtetërore në raport me situatën e krijuar në veri.
Ai ka thënë se Kurti po e shtyn një autonomi për veriun.
Haradinaj ka kërkuar dorëheqjen e Kurtit.
“E dhimbshme. E rrezikshme. Anti-kombëtare e anti-shtetërore krejt çka po bën e si po vepron Kryeministri. Atij nuk po i mjafton asociacioni të cilin tashmë e ka bërë akt të kryer, por po e shtyn nje autonomi për veri. Insistimi me çdo kusht i mbajtjes së zgjedhjeve në veri, është pjesë e këtij skenari e jo nevojë për rikthim, as të ligjit e as të demokracisë në këtë pjesë të Kosovës. Por ky skenar “nuk do te kalojë” as nga Kurti e as nga sejmenët e tij! Ky njeri e ka shansin e fundit ta bëjë një punë të mirë për Kosovë. Të japë dorëheqje!”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.



