Haradinaj: Kurti po mundohet të kontrabandojë deputetët nga PDK-ja dhe LDK-ja

17 maj 2025 | 09:52

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka bërë me dije se kryetari i VV-së, Albin Kurti po tenton të kontrabandojë deputetët nga partitë tjera për formimin e institucioneve të reja.

Ai ka treguar se Kurti ka për qëllim të marrë ndonjë deputetë të PDK-së dhe LDK-së.

“Në këtë situatë që jemi, asnjë deputet i parlamentit të Kosovës nuk e dinë se si do të dilet nga kjo situatë. Unë e di që janë duke u munduar të kontrabandojnë deputetë të partive tjera,”, ka thënë Haradinaj për Blic.

Megjithatë, ai ka thënë se ka pak gjasa që Kurti të marr ndonjë deputet në këtë mënyrë.

“Folet edhe nëpër Kuvend, disa kanë qenë edhe publike në media. Pra bëhet fjalë për PDK-në dhe LDK-në, por duke i njohur të dyja, nuk besoj që do të kenë problem në këtë drejtim”, është shprehur Haradinaj.

Sipas tij, gjatë kësaj periudhe kohore, Kurti u është nënshtruar pakicave jo serbe.

“Më vjen me keq që ta them, por 99% të kritikave që Kurti i ka pasë në të kaluarën, ky është edhe më poshtë në sjelljet e tij. Unë jam çudit, por është e palogjikshme se si ka mbërri situata e Kurtit t’i nënshtrohet kaq shumë një komuniteti joserb”, ka deklaruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti Dardan Sejdiu ka komentuar zvarritjen e formimit të institucioneve…