Haradinaj: Kushtetuta e Kosovës, mburojë e të drejtave dhe lirive të njeriut

09 prill 2021 | 10:54

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se Kushtetuta e Republikës së Kosovës është mburojë e të drejtave dhe lirive të njeriut.

Me rastin e 13-vjetorit të Kushtetutës së Kosovës, Haradinaj ka thënë se demokracia, të drejtat individuale, pluralizmi politik e institucionet e pavarura, që dalin nga fryma kushtetuese, duhet të mbrohen me çdo kusht nga secili tentim që të tjetërsohen.

“Kushtetuta e Republikës së Kosovës është mburojë e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe kulm i një shtëpie të përbashkët, të shqiptarëve dhe komuniteteve, garantuese e parimeve të lirisë, demokracisë dhe drejtësisë.  Trembëdhjetë vite më parë, përmes këtij dokumenti, u vulos Kosova jonë si vend sovran, i pavarur dhe unitar.  Ky përvjetor, shënohet me punë e suksese të numëruara, por edhe sfida për t’i tejkaluar.  Demokracia, të drejtat individuale, pluralizmi politik e institucionet e pavarura, që dalin nga fryma kushtetuese, duhet të mbrohen me çdo kusht nga secili tentim që të tjetërsohen.  Kosovë, Urime Dita e Kushtetutës!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madrid në verë pritet të bëjë një goditje të…