Haradinaj: Liberalizimi i vizave mund të ndodhë para pushimit të verës

20 prill 2018 | 15:48

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, nga foltorja e Kuvendit ka thënë se liberalizimi i vizave mund të ndodhë para pushimit të verës.

“Liberalizimi i vizave ka me ndodhë para pushimit të verës”, ka thënë Haradinaj gjatë debatit parlamentar për Raportin e Progresit.

Megjithatë, Haradinaj nuk ka dhënë një datë të saktë se kur mund të ndodhë liberalizimin.

Më tutje, ai ka thënë se është më i interesuar të flas për sfidat që dalin nga Raporti i Progresit sesa për të arriturat.

Haradinaj ka përmendur disa nga çështjet të cilat Qeveria ka analizuar se duhet të adresohen në të ardhmen.

“Janë incidentet në komunat që jetojnë serbët, pastaj janë dobësitë që ka Kosova ta adresojë financimin e partive politike. Po ashtu mospërputhja e kornizës ligjore dhe barazia gjinore. Është sfidë në vete edhe reforma zgjedhore”, ka thënë Haradinaj.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në ambientet e Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës…