Haradinaj: Listës së AAK’së i prin Ardian Gjini
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për zhvillimet e fundit në vend.
“Edhe ata si kryeministri, edhe ata janë ushtrues detyre tash, ose në detyrë quhen tash zëvendësa, nuk janë zëvendësa. Me ligj nuk e di që është keq, por është e pahijshme tash, e panevojshme realisht. Nuk e shoh pse duhet të ndodhë në këtë mënyrë tani. Unë besoj që më e rëndësishme është të angazhohet qeveria për t’i kryer punët që janë dhe që mund të kryhen, por këto emërime të tilla tash nuk e kanë një shije të mirë kur janë fushatë, nuk duken mirë. Janë shpallur zgjedhjet, janë vetëm 40 ditë deri në zgjedhje, nuk janë të hijshme. Nuk e kuptoj pse bëhen”, tha Haradinaj, raporton eo.
I pyetur se si do t’i gjejnë këto zgjedhje qendrore, duke qenë se AAK është në zgjedhje të brendshme, Haradinaj tha se listës i prin Ardian Gjini, i cili do të jetë kandidat për kryeministër.



