Haradinaj: Lufta e UÇK-së dëshmoi se ishte në shërbim të paqes

19 shtator 2019 | 17:33

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se demobilizimi i UÇK-së para 20 viteve, pashmangshëm ka çuar në themelimin gradual të ushtrisë së Kosovës.

Ai ka thënë se lufta e lavdishme e UÇK-së u dëshmua të jetë në shërbim të paqes.

“Demobilizimi i UÇK-së, 20-vjet më parë, pashmangshëm çoi në themelimin gradual të ushtrisë së Kosovës, përmes një tranzicioni nga Trupat Mbrojtëse tek FSK-ja, me mandat ligjor për mbrojtjën e tërësisë territoriale dhe sovranitetit të vendit. Lufta e lavdishme e UÇK-së u dëshmua të jetë në shërbim të paqes dhe këtë rrugëtim do ta ndjekim gjithmonë për ta mbrojtur pragun e lirisë, aty ku e kërkojnë aleatët tanë, prirë nga Amerika. Lavdi të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës e nderim të përjetshëm luftëtarëve të lirisë!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe kandidati për…