Haradinaj me banorët e Rugovës: Ligji për Parqet Nacionale do të hiqet

29 shtator 2019 | 19:26

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK-PSD, Ramush Haradinaj, ka takuar rugovasit e Pejës.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se me lavdinë, luftërat dhe heroizmin e trevës së Rugovës janë krenuar e shërbyer të gjithë shqiptarët.

“Secilën herë e kam për nder me u taku me rugovasit, të cilët kufijtë e Atdheut i kanë shënuar e mbrojtë me lavdi brez pas brezi dhe guri i kufirit, për ta është pragu i shtëpisë. Para banorëve të kësaj treve, u zotova se Lumbardhi nuk ka me hy në gypa për kurrfar çmimi, Ligji për Parqet Nacionale do të hiqet, që t’iu kthehet e drejta për zhvillim rugovasve siç do të kthehet guri i kufirit në Çakorr e në Kullë. Vota për koalicionin AAK-PSD është besë për ruajtjen e nderit, historisë dhe vlerave të Rugovës, 100% Kosovë”, ka shkruar Haradinaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agim Bahtiri ka thënë se për çdo ditë që po…