
Haradinaj: Me politikat majtiste ekstreme, Qeveria po shkon rrugës së Chavez-it
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar një koment nga kryeministri Albin Kurti për aplikimin e 56 mijë qytetarëve për viza pune në ambasadën gjermane në Kosovë.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka fajësuar Qeverinë për kërkesat e shumta të qytetarëve që dëshirojnë të largohen nga Kosova.
Sipas tij, qytetarët duan të ikin sepse qeveria nuk po tregon aftësi për ringjalljen ekonomike.
Ai ka vlerësuar se me politikat majtiste ekstreme, Qeveria po shkon rrugës së Chavez-it. “Qeveria e këtij Kryeministri, me politika të majta ekstreme, frikësoi kapitalin vendor duke e nxjerrë jashtë dhe duke u ulur shuma e investimeve. Ajo përpos se nuk e përkrahu, krijoi armiqësi me sektorin privat. Qytetarët po ikin nga vendi sepse kjo qeveri e ky kryeministër po tentonjnë që Kosovën ta shndërrojnë në Venezuelë. Me politikat majtiste ekstreme, ngjalljen e sentimentit anti-amerikan, ata po shkojnë rrugës së Chavez-it”, ka shkruar Kurti.