Haradinaj merr pjesë në nderimin e ushtarëve britanikë

09 nëntor 2025 | 14:52

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e Aktit të Përkujtimit, të mbajtur në sheshin “Edith Durham” në Prishtinë.

Në këtë ceremoni, ku u nderuan ushtarët britanikë të rënë në luftërat botërore dhe konfliktet pasuese, Haradinaj vendosi lule pranë Memorialit të Dëshmorëve të Mbretërisë së Bashkuar.

“Në këtë ditë kur Britania e Madhe dhe Commonwealth-i kujtojnë gjithë të rënët e tyre në të gjitha luftërat, që nga Lufta e Parë Botërore, shprehëm mirënjohjen dhe respektin tonë të thellë për heroizmin dhe sakrificën e luftëtarëve britanikë”, shkroi Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti Shenoll Muharremi e ka dënuar sjelljen e sotme të…