Haradinaj mirëpritet nga bashkëluftëtarët e tij në Ozdrim

28 shkurt 2021 | 15:54

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,  është pritur të dielën në Ozdrim nga miqtë dhe bashkëluftëtarë të tij.

Me këtë rast, ai ia ka dhënë medaljen “Me besim në Zot, atdhe e shtet”, familjes Elshani për kontributin e dhënë në çështje kombëtare.

“Mikpritje shqiptare në Ozdrim, në mesin e shumë miqve dhe bashkëluftëtarëve. Me këtë rast, kam ndarë medaljen ‘ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET’ për kontribut në çështje kombëtare për familjen Elshani, medalje që në emër të familjes e pranoi Qerim Elshani. Ju faleminderit për mikpritjen!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë ka goditur Greqinë sot…