Haradinaj mirëpret kryesimin e Këshillit të BE-së nga Bullgaria

01 janar 2018 | 20:29

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka mirëpritur marrjen e kryesimit të Këshillit të Bashkimit Evropian nga Bullgaria.

Haradinaj në një postim në llogarinë e vet në “Facebook” ka shprehur bindjen që Bullgaria do të fokusohet në përafrimin e Ballkanit Perëndimor me BE-në.

Postimi i plotë i tij:

E mirëpres marrjen e kryesimit të Këshillit të Bashkimit Europian nga Bullgaria mike, e cila jam i bindur se do të fokusohet në përafrimin e Ballkanit Perëndimor me BE-në. Në këtë kontekst, pres që Bullgaria të jetë edhe zë i Kosovës në strukturat e Bashkimit Europian.

Republika e Kosovës po e bën të duhurën në zbatimin e plotë të MSA-së dhe që këtë vit të aplikojë për statusin e vendit kandidat në BE. Besojmë palëkundshëm në mbështetjen bullgare në këto procese.

Bullgarisë i dëshiroj lidership të suksesshëm gjatë kryesimit të Këshillit të BE-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Zhvillimit Ekonomik të Republikës së Kosovës, Valdrin Lluka,…