Haradinaj: Mitrovica do të mbetet një dhe e pandarë

28 shtator 2019 | 17:32

Kandidati i koalicionit AAK-PSD për kryeministër Ramush Haradinaj, në tubimin elektoral në Mitrovicë, ka thënë se

Mitrovica, sikur tërë Kosova, ishte dhe do të mbetet një dhe e pandarë.

“Jemi zotuar për Kosovën unike, me territor, resurse kombëtare e treg të mbrojtur! E themeluam ushtrinë dhe na është njohur e drejta në mbrojtje. Fuqizuam policinë tonë, e cila, dëshmoi se ligji zbatohet në çdo cep të Kosovës. E rikthyem gjigantin Trepça në pronësi 100% të Kosovës dhe me po atë vendosmëri do ta revitalizojmë me investime qindra milionëshe”, ka thënë Haradinaj.

“Më 6 tetor, Mitrovica i thotë po referendumit për 100% shtet”, ka theksuar ai.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje në sheshin ‘Ali Ajeti’ në Besianë tubimin e…