Haradinaj: Mujë Krasniqi i këndoi lirisë edhe në robëri 

06 qershor 13:13

“T’i këndojmë lirisë në liri. Shumë prej neve na duket e pa nevojë, por e vërteta është se heroi që na ka bashkuar sot këtu, Mujë Krasniqi, i ka kënduar lirisë edhe në robëri”, kështu ka thënë kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në manifestimin folklorik  “I këndojmë Lirisë” i 18-i me radhë, që u mbajt në fshatin Çabiq të komunës së Klinës, në oborrin e kullës së heroit Mujë Krasniqi, me rastin e ditëlindjes së komandantit të UÇK-së, Mujë Krasniqi.

Kryeministri Haradinaj me këtë rast ka thënë se është mirë që sot i këndohet lirisë dhe sillen vlera të muzikës tonë mbarëkombëtare.

“Është sakrificë e vogël sot dhe sa pak jemi duke dhënë nga vetja, sepse sot i këndohet lirisë, për të cilën dikur njerëzit kanë dhënë jetën për të pasur vlerat tona kombëtare. Muzika, arti, kultura,  shprehen lirshëm”, ka theksuar Hardinaj, duke inkurajuar talentët e muzikës që të vazhdojnë tutje.

Kryeministri ka bërë me dije se Qeveria nuk do të ndalet për të qitë në dritë të vërtetën për rrugën deri në liri dhe për ata që kanë bërë shumë për lirinë, të vërtetën për Mujën, Aliun dhe për të gjithë dëshmorët tjerë që kanë rënë për atdhe.

Të pranishmit për pjesëmarrje i falënderoi Halil Krasniqi, babai i Mujë Krasniqit.

Ky manifestim është organizuar nën përkujdesjen e kryetarit të komunës së Klinës.

/Epoka e re/

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian (PE), Igor Sholtes, e…